Ilustrim

Komuna e Shpend Ahmetit asfalton rrugët e fshatit të Isa Mustafës

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka njoftuar për një investim të ri infrastrukturor në vendlindjen e paraardhësit të tij në krye të kryeqytetit, Isa Mustafës.

Ahmeti ka njoftuar për asfaltimin e një pjese të një rruge në fshatin Prapashticë, vendi ku ka lindur dhe po jeton kreu i LDK-së.

“Investimi në përmirësimin e infrastrukturës rrugore po vazhdon edhe në pjesën rurale të Prishtinës. Sot filloi asfaltimi i shtresës së parë të rrugës te lagja Sekiraqa dhe Qazimaj në fshatin Prapashticë”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.

Isa Mustafa shumicën e kohës  tash është duke e kaluar në shtëpinë e tij në fshatin Prapashticë.

Asfaltimi i rrugës në fshatin Prapashticë Foto: Shpend Ahmeti