ARKIV - Komuna e Ranillugut

Komuna e Ranillugut i ‘grah’ tenderit, i bën shoferët e komunës me objekt të vetin

Komuna Ranillug, përmes platformës ‘e-prokurimi’, njofton se shoferët e administratës së saj do t’i bëj me objekt të vetin. Inicimi i aktiviteti të prokurimit në muajin qershor, rezultoi me dhënie të kontratës e cila pritet t’i kushtoj komunës mbi 8 mijë e 800 euro.

Në muajin që shkoi, Komuna e Ranillug, inicioi aktivitetin prokurimit me titull “Ndërtimi i objektit për vozitës te administratës komunale”. Për këtë qëllim, komuna kishte parashikuar kontratë në vlerë deri në 9 mijë e 600 euro.

Në thirrjen për ofertë, komuna përdori procedurën e kuotimit të çmimeve me kriter çmimin më të ulët.

Së fundmi, përmes njoftimit për dhënie të kontratës, publikuar në platformën elektronike ‘e-prokurimi”, Komuna bën të ditur se ka përzgjedhur kompaninë ” L-Group ” ShPK,  me çmim të kontratës prej 8 mijë e 866.26 euro.