Komuna e Rahovecit, s'punon më 14 qershor

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi ka marrë vendim që dita e hënë të jetë ditë pushimi për punëtorët e Komunës së Rahovecit, për nder Ditës së Çlirimit të kësaj komune.

Sipas njoftimit për media, ky vendim është marrë bazuar në Ligjin për Vetëqeverisje Lokale.

“Në bazë të nenit 13 dhe nenit 58 të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale të Kosovës Nr.03/L-040,(Gazeta zyrtare e Republikës së Kosovës Nr. 28/2008) nenit 7 paragrafi 2.1, 74 dhe 92 paragrafi 1 dhe 4 të Statutit të Komunës së Rahovecit, Nr. 1005 i datës  29.03.2017, kryetari i Komunës, Smajl Latifi  ka marrë vendimin për pushim për të gjithë punonjësit dhe institucionet në komunën e Rahovecit”, thuhet në njoftim për media.

“Sipas njoftimit, Pika 1 e Vendimit thotë 14 qershori 2021, ditë e hënë, për të gjithë punonjësit e komunës së Rahovecit do të jetë ditë pushimi. Pika 2 e Vendimit thotë Data 14 qershor 2021, do të jetë ditë pushimi për nder të Ditës së Çlirimit të komunës së Rahovecit”, është thënë më tej.

Më 14 qershor, po ashtu sipas një vendimi të ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci, do të jetë ditë pushimi, për shkak të Ditës së Paqes, e cila nuk është festë zyrtare sipas kalendarit zyrtar të festave.

MAShTI: Të hënën të gjitha shkollat në pushim

.