Komuna e Rahovecit me konkurs publik për kopshtin më të rregulluar

Komuna e Rahovecit me rastin e 5 qershorit, Ditës Ndërkombëtare të Mjedisit, në kuadër të drejtorisë për Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit në komunën e Rahovecit ka shpallur një konkurs publik për qytetarët me kopshtin më të rregulluar.

Sipas njoftimit të komunës, konkursi është shpallur për kopshtin më të rregulluar dhe llojshmëritë të florës, ballkonin më të pastër dhe të pasur me lule, dhe rruga më e pastër dhe ekologjike.

Komuna ka njoftuar se të drejtë konkurrimi kanë qytetarët e komunës së Rahovecit, të cilët mendojnë se i plotësojnë kushtet për të qenë pjesë e këtij projekti ekologjik.

“Të interesuarit për aplikim duhet ë aplikojnë me shkrim dhe foto të objekti, rrugës dhe kopshtit. Aplikacionet dorëzohen në Sektorin e Mjedisit në drejtorinë për Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit”, thuhet në njoftiin e Komunës së Rahovecit.

Sipas njoftimit, fituesi do të shpërblehet me dhurata modeste nga ana e drejtorisë së Urbanizmit, Planifikimit dhe Mbrojtje të Mjedisit.

“Konkursi mbetet i hapur në publik në uebfaqen zyrtare të komunës së Rahovecit, nga data 22 Maj 2020 deri  me  4 Qershor 2020. Ceremonia e ndarjes së dhuratave do të organizohet me 5 Qershor në Ditën Ndërkombëtare të Mjedisit”, thuhet në njoftimin e Komunës së Rahovecit.