Komuna e Qëndron Kastratit largon posterët e Kadri Veselit

Komuna e Kamenicës, që udhëhiqet nga Qëndron Kastrati i PSD-së, sot gjatë ditës ka larguar nga hapësirat publike disa posterë të kandidatit për kryeministër nga PDK-ja, Kadri Veselit.

Sipas njoftimit të Komunës, nuk kishte leje për vendosjen e këtyre posterëve.

“Inspektorati Komunal sot ka larguar posterët e vendosur pa leje në hapësira komunale. Këto hapësira nuk mund të shfrytëzohen nëse paraprakisht nuk merret leje nga organet komunale”, thuhet në njoftimin e Komunës së Kamenicës.