Komuna e Prizrenit u dha disa zyrtarëve rroga më të mëdha sesa pozita që kishin

Komuna e Prizrenit ka paguar zyrtarët në kundërshtim me pozitën që ata janë emëruar.

Auditori ka gjetur se Zyrtari për buxhet dhe financa në drejtorin e arsimit sipas akt emërimit kishte koeficientin 6, ndërsa në listën e pagave paguhet si zyrtar i lartë për buxhet dhe financa me koeficient 8. Po ashtu edhe në drejtorinë e kadastrit tre (3) zyrtar sipas akt emërimit kishin pozitën gjeometër me koeficient 5, ndërsa në listën e pagave figuronin si gjeodet dhe paguhet me koeficientin 7.

Sipas auditorit, shkaku i kësaj dukurie ishte mosfunksionimi i kontrolleve te brendshme për të harmonizuar akt emërimet me listën e pagave sipas ndryshimeve aktuale.

Në raportu thuhet se pagesa e stafit duhet të bëhet në bazë të koeficienteve të përcaktuar me akt emërim për pozitën e caktuar. Megjithatë, ne kemi vërejtur se në katër raste kishte mos harmonizim ndërmjet koeficienteve dhe pozitave në akt emërimit dhe listën e pagave si:

Mos harmonizimi ndërmjet akt emërimeve dhe listës së pagave mund të rezultojë në kompensime të parregullta dhe njëherësh në dëmtim të buxhetit.

ZKA ka rekomanduar kryetarin e komunës së Prizrenit, Mytaher Haskukën, që të sigurojë që të gjithë të punësuarit paguhen në bazë të pozitave zyrtare që janë të emëruar dhe të sigurojë harmonizimin e akt emërimeve me listën e pagave për të gjithë të punësuarit.