Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Komuna e Prizrenit shtyn afatin e faljes së borxheve të bizneseve

Komuna e Prizrenit ka shtyrë afatin për të interesuarit për të përfituar nga falja e obligimeve për taksën për biznese.
sipas njoftimit të komunës së Prizrenit, ky afat është shtyrë deri më datën 31dhjetor 2021.

Shtyhet afati deri më 31 dhjetor 2021 për të përfituar nga vendimi i faljes së obligimeve për taksën për biznese.

Në njoftimin e komunës thuhet se, sipas këtij vendimi, bizneset që kanë obligime ndaj komunës për taksën për ushtrimin e veprimtarisë, do t`u falet 70% e obligimeve të krijuara për periudhën 2014-2019. Për të përfituar nga kjo falje, bizneset duhet të paguajnë 30% të obligimeve deri më 31 dhjetor 2021!

“Për më shumë informata kontaktoni Drejtorinë për Buxhet dhe Financa përmes email-t [email protected]”, thuhet në njoftimin e komunës së Prizrenit.