Komuna e Prizrenit përuron laboratorin për kryerjen e analizave biokimike në QMF në Gjonaj

Komuna e  Prizrenit sot ka përuruar laboratorin në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Gjonaj për kryerjen e analizave biokimike.

Sipas kryetarit të Prizrenit, në këtë laborator mund të kryhen pothuajse të gjitha analizat biokimike që realizohen në QKMF në Prizren.

QMF në Gjonaj është përuruar në muajin shtator të vitit të kaluar.

Drejtoresha Narqize Arënliu Hoxhaj bëri të ditur se ky laborator është i pajisur me të gjitha pajisjet e nevojshme dhe shtoi se këto shërbime do të ofrohen nga stafi i specializuar për kryerjen e analizave laboratorike.

Arënliu Hoxhaj njoftoi se ky laborator do të punojë dy herë në javë, të martën dhe të enjten.