Foto: Kallxo.com

Komuna e Prizrenit ndanë 22 mijë euro për 11 OJQ

Komuna e Prizrenit ka ndarë 22 mijë  Euro subvencione për Organizatat Joqeveritare që merren me shërbime sociale.

“Drejtoria për Punë dhe Mirëqenie Sociale ka ndarë 22,000.00 € subvencione për OJQ-të që merren me shërbime sociale. Pas vlerësimit të komisionit të përzgjedhur nga DPMS për ndarjen e subvencioneve, kanë përfituar 11 organizata joqeveritare”, thuhet në njoftimin e komunës së Prizrenit.

Siç bëhet e ditur në njoftim, shuma e përgjithshme e subvencioneve të ndara është afërsisht 50% më e lartë se shuma e ndarë në vitet e kaluara.

Organizatat përfituese të subvencioneve janë:

“Hidër” – 4500 €

“HandiKos” – 4500 €

“Qendra e Strehimit te Gruas dhe Fëmijëve”- 4000 €

“Down Syndrome Kosova” -2000 €

“Autizimi” -2000 €

“OFAP” -1500 €

“Pema” – 1500 €

“ADAE”- 500 €

“Shoqata e të drejtave të pacientëve të Kosovës” – 500 €

“Shoqata rajonale e shurdhmemeceve” – 500 €

“Shoqata e Femrave me aftësi të kufizuar – Momentet e Bukura ” – 500 €