Ilustrim

Komuna e Prizrenit ndalon ndezjen e fishekzjarreve

Komuna e Prizrenit ka marr vendim për ndalimin e ndezjes së fishekzjarreve dhe mjeteve piroteknike në vendet e hapura publike.

Në njoftimin e Komunës së Prizrenit thuhet se ku vendim vlen për të gjitha zonat e banuara si rrugë, sheshe, tregje, trotuare, parqe, dhe oborre shkollash.

Vendimi i cili është marrë, ka hyrë në fuqi me 18 dhejtor, dhe sipas Komunës së Prizrenit do të mbetet në fuqi deri më 15 janar 2020.

Ky vendim sipas Komunës së Prizrenit nuk do të vlejë vetëm me datë 31 dhjetor 2019, nga ora 23:00, deri më 1 janar 2020 në orë 01:30.

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të gjithë personat që do të veprojnë në kundërshtim me këtë vendi, do të ndëshkohen nga inspektorët komunal.

KALLXO.com ka raportuar për ndaljen e ndezjes së fishekzjarreve edhe në disa komuna të tjera.

Ramiz Lladrovci kufizon ndezjen e fishekzjarrëve dhe mjeteve piroteknike

Edhe Prishtina kufizon ndezjen e fishekzjarrëve dhe mjeteve piroteknike

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKShP), përmes një apeli ka kërkuar nga qytetarët që të mos luajnë më mjete piroteknike në prag të festave të fund vitit.

“Mos luani me mjete piroteknike. Statistikat flasin për minimum 100 të lënduar rëndë e lehtë çdo festë nga hedhja e mjeteve piroteknike. Lëndimet nuk riparohen”, thuhet në reagimin në Facebook.

Tutje IKShP sugjeron qytetarët që paratë e dedikuar për mjete piroteknike të i dhurojnë për familjet e varfra.

IKShP apelon te qytetarët të mos përdorin mjete piroteknike