Komuna e Prizrenit merr në menaxhim të gjitha asetet dhe detyrimet e Stacionit të Autobusëve

Komuna e Prizrenit ka marrë nën menaxhim të gjitha asetet dhe detyrimet e Stacionit të Autobusëve të ndërmarrjes shoqërore ‘Kosovatrans’, që deri më tani ka qenë në menaxhim të AKP-së.

Përmes një njoftimi për media, Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP), ka bërë të ditur se dje është nënshkruar marrëveshja ndërmjet kryetarit të Prizrenit, Shaqir Totajt dhe drejtorit menaxhues të AKP-së, Arben Limani.

“Komuna e Prizrenit tashmë ka nën menaxhim NSH “Kosovatrans” me të gjitha asetet dhe detyrimet që përcaktohen me ligjet në fuqi” – thuhet në njoftimin e AKP-së.