Komuna e Prizrenit heq shpenzimet e varrimit

Komuna e Prizrenit ka filluar t’i mbulojë shpenzimet dhe shërbimet e ceremonive të varrimit.

Komuna ka vënë në shërbim një numër telefoni për të lajmëruar për ceremonitë.

“E gjitha që duhet të bëhet nga familjarët në rast të vdekjes është që të lajmërohen në numrin e telefonit 049 305 050, për të treguar adresën dhe kohën se kur duhet të bëhet ceremonia e varrimit”, thuhet në njoftimin e Komunës.

E gjithë kjo bëhet në kuadër të Drejtorisë për Mirëqenie Sociale, e në bashkëpunim me bashkësitë fetare, ndërsa kompania “Eko Regjioni” do të kryejë shërbimet e varrimit.

Marrëveshja është nënshkruar ndërmjet kryetarit Mytaher Haskuka dhe kompanisë “Eko Regjioni”.