Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Komuna e Prizrenit hap aplikim për mbështetje financiare për prindërit e fëmijëve të posalindur

Komuna e Prizrenit ka hapur thirrje publike për aplikim për mbështetje financiare për prindërit, banorë të komunës së Prizrenit, të cilët kanë fëmijë të lindur brenda vitit 2021.

Sipas njoftimit, Komuna e Prizrenit ka ndarë një fond prej 1 milion eurove për fëmijët të cilët kanë lindur nga 1 janari 2021.

“Kriteret e kualifikimit: Prindërit duhet të jenë banorë të përhershëm të Komunës së Prizrenit; Fëmija duhet të jetë i/e lindur nga 01.01.2021 deri në datën e aplikimit”, thuhet në njoftim.

Aplikimi fillon më 25 tetor dhe mbaron më 5 nëntor 2021, në ora 16:00. Aplikimi bëhet në mënyrë fizike tek objekti Administratës Komunale, në Qendrën për Shërbime të Integruara, në sportelet nga 1 deri në 5.

Për më shumë informata mund të klikoni KËTU.