Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Komuna e Prizrenit falë bizneset për obligimet e krijuara nga taksat komunale

Komuna e Prizrenit ka bërë faljen e të gjitha obligimeve për biznese, të krijuara nga taksat komunale në vlerë prej 7 milionë e 650 mijë e 593 euro.

Komuna e Prizrenit ka ftuar të gjitha bizneset e interesuar që të lajmërohen tek Administrata Komunale (Qendra për Shërbime të Integruara), tek sporteli për informacion, ku do të njoftohen se tek cila drejtori duhet të drejtohen për të përfituar nga falja e një pjese të obligimeve të krijuara për taksa komunale për biznese, taksa për shfrytëzimin e pronës komunale dhe hapësirave publike.

Nga kjo falje do të përfitojnë në total 6.565 biznese, me një vlerë të falur në gjithsej prej 7,650,593 euro, ku vetëm vlera e falur për taksa për biznese do të jetë 7,073,427 euro, nga e cila do të përfitojnë 6098 biznese.

Afati i fundit për të përfituar nga kjo falje është data 30 qershor 2021.

“Falja e borxheve për taksat komunale për periudhën prej 01.01.2001 deri më 31.12.2013. Falet borxhi për periudhën prej !.1.2014 deri më 31.12.2019 për 70 për qind me kusht që obliguesit, pjesën tjetër prej 30 ëpr qind ta shlyejnë në afatin kohor deri më 30.06.2021”, thuhet në njoftimin e komunës.