Ilustrim

Komuna e Prizrenit e kursen shtetin, ndau 120 mijë euro për të blerë teste serologjike

Komuna e Prizrenit fazën e parë të testimit me testet serologjike do ta financojë vetë, këtë e ka konfirmuar për KALLXO.com nënkryetari i kësaj komunë, Visar Shehu.

Ai tha se komuna e Prizrenit ka ndarë rreth 120 mijë euro për 5 mijë e 400 teste serologjike.

Shehu, tha se për fazën e dytë do të kërkoj nga Ministria që të financohet.

Gjithashtu, ai theksoi se furnizimin me teste serologjike e kanë menduar edhe më herët por nuk e kishin lejen, ndërsa tani kanë bërë kërkesë nga Ministria e Shëndetësisë që të u lejohen këto testime.

“Dje i kemi dërgu (kërkesën për leje), sot presim me na kthy përgjigje, deri tash nuk kanë kthy përgjigje”, tha nënkryetari.

Ministria e Shëndetësisë deri më tani i ka dhënë leje për teste serologjike vetëm komunës së Prishtinës.

Këto teste do të bëhen në gjitha komunat e Kosovës.

Teste serologjike janë e kundërta e testit RT- PCR, pra përmes testeve serologjike zbulohet nëse ai person e ka kaluar infeksionin apo jo, që do të thotë zbulohet nëse personi ka pasur më parë infeksion pa e vënë re.

Gjithë ky zbulim bëhet përmes sistemit imunitar dhe antitrupave që gjendjen brenda trupit të njeriut, përmes analizës së gjakut.

Qeveria ka vendosur që edhe klinikave private të u lejohet testimi me COVID-19, por për të kryer këto shërbime duhet t`i plotësojnë disa kritere të parapara nga Ministria e Shëndetësisë dhe të u jepet licensa.

Qeveria merr vendim, teste për COVID-19 në Institucione private e publike