Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Komuna e Prizrenit: Brenda 30 ditëve do të bëjmë planin e veprimit për adresimin e gjetjeve të Auditorit

Komuna e Prizreni ka deklaruar për KALLXO.com se do të fillojë adresimin e gjetjeve të Zyrës Kombëtare të Auditimit.

Ata kanë thënë se do të bëjnë një plan operativ brenda 30 ditësh për adresimin e këtyre gjetjeve.

“Komuna e Prizrenit do të bëjë planin e veprimit brenda 30 ditëve, ku do të adresohen të gjitha gjetjet”, thuhet në përgjigjen e Komunës së Prizrenit.

KALLXO.com ka raportuar për disa gjetje të ZKA-së për Komunën e Prizrenit. Sikurse për Komunën e Prizrenit, KALLXO.com ka raportuar edhe për gjetjet e Auditorit për institucionet e tjera të Kosovës.

Disa nga lajmet e KALLXO.com ku evidentohen gjetjet e ZKA-së për Komunën e Prizrenit i gjeni më poshtë.

Përkundër rekomandimit të përsëritur të Auditorit, komuna e Prizrenit lejon shfrytëzimin e kundërligjshëm të dy tregjeve

Rreth 8.7 milionë euro i teprojnë nga buxheti komunës së Prizrenit

Komuna e Prizrenit subvencionoi me 142 mijë euro dy OJQ që s’i plotësuan kriteret

Komuna e Prizrenit shlyen mbi 300 mijë euro borxhe të mbeturinave pa ankesa të evidentuara të qytetarëve

Komuna e Prizrenit u dha disa zyrtarëve rroga më të mëdha sesa pozita që kishin