Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Komuna e Prishtinës shpall konkurs për 15 asistentë për fëmijët me nevoja të veçanta arsimore

Drejtoria e Arsimit në Komunën e Prishtinës ka hapur thirrje për 15 pozita të lira punë si asistent/e për fëmijët me nevoja të veçanta arsimore.

Për këtë pozitë, në shpallje thuhet se puna do jetë me orar të plotë, derisa afati është i pacaktuar.

Në thirrjen e komunës potencohet se të përzgjedhurit jo domosdoshmërisht do të punojnë vetëm në një shkollë.

Afati për aplikim në këtë pozitë është hapur më 21 mars dhe do mbyllet me 4 prill.

Ata që kanë studiuar jashtë Kosovës, duhet t’i kenë diplomat të nostrifikuara nga MAShT.

Në shpallje bëhet e ditur se përcaktimi i shkollave do të bëhet pas përzgjedhjes së kandidatëve.

Aplikacionet për këtë pozitë merren dhe dorëzohen në qendrën për shërbim me qytetarët në objektin e vjetër të komunës.

Këtu gjeni detajet dhe kriteret e këtij konkursi.