Komuna e Prishtinës rregullon një trotuar, Shpend Ahmeti ‘heq dorë’ nga kungjat

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, përmes një postimi në rrjetin social ‘Facebook’ ka njoftuar se është rregulluar trotuari i rrugës ‘Statovci’ afër Parkut të Qytetit.

I pari i Prishtinës ka shkruar se shpreson që nuk do të këtë nevojë që në këtë pjesë të rrugës të vendosë më ‘kungja’.

“U rregullua edhe ky trotuar. Po shpresoj që nuk kemi nevojë për shtylla antiparking. Rruga Statvoci te Parku i Qytetit”, ka shkruar Shpend Ahmeti në ‘Facebook’.