
Komuna e Prishtinës publikon thirrjen për ndarjen e 120 bursave për studentë
Komuna e Prishtinës ka publikuar thirrje për ndarjen e 120 bursave për studentët të cilët studiojnë në universitetet publike të Kosovës, për vitin akademik 2024/2025.
Bursat do të ndahen për: Fakultetin e Arteve (4 bursa), Fakultetin e Shkencave Sportive (4 bursa), Fakultetin Juridik (7 bursa), Fakultetin Ekonomik (7 bursa), Fakultetin Filizofik (7 bursa), Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike (7 bursa), Fakultetin e Filologjisë (8 bursa), Fakultetin e Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës (10 bursa), Fakultetin e Bujqësisë dhe Veterinarisë (10 bursa), Fakultetin e Edukimit (14 bursa), Fakultetin e Mjekësisë (14 bursa), Fakultetin e Shkencave Matematiko-Natyrore (14 bursa), Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike (14 bursa).
Në njoftimin e Komunës, më 06.02.2025, bëhet e ditur se të drejtë konkurimi për përfitim të bursës kanë vetëm ata studentë të cilët janë të rregullt, të cilët janë së paku qe 10 vjet banorë të Komunës së Prishtinës dhe të cilët janë të regjistruar në Fakultete të Universiteteve publike të Kosovës. Përjashtim bëjnë studentët të cilët ndjekin studimet pasuniversitare – master dhe doktoratë.
Komuna e Prishtinës thekson se Konkursi do të mbetet i hapur për 15 ditë, nga 05.02.2025 deri më 19.02.2025.
Ndërkaq detajet e tjera, lidhur me kriteret e thirrjes, mund t’i lexoni në këtë: LINK.