Foto: Komuna e Gjilanit
Komuna e Prishtinës pritet t’u blejë 'tabela të mençura' shkollave
Komuna e Prishtinës ka ndarë 9,500 euro për t’i furnizuar me tabela të mençura shkollat. Për këtë Komuna ka iniciuar procedurën e prokurimit, për t`u furnizuar me tabela të mençura.
Në njoftimin për kontratë, të publikuar ditën e enjte, thuhet se komuna do të furnizohet me tabela të mençura të cilat do të dorëzohen në shkollat e kësaj komune.
Për tenderin në fjalë, Komuna ka parashikuar të nënshkruaj kontratë deri në 9 mijë e 500 euro.
Për të realizuar blerjen, përmes këtij aktiviteti të prokurimit, Komuna e Prishtinës përdor llojin e procedurës, koutim çmimi, me kriter të dhënies së kontratës, çmimi më i ulët.
Sipas të dhënave të këtij tenderi, Komuna pritet të furnizohet me 14 tabela të mençura, në raport me vlerën e parashikuar të kontratës, i bie se komuna ka paraparë të blejë mesatarisht 678 euro për një të tillë.