Trafiku në Prishtinë. Foto: Kallxo.com

Komuna e Prishtinës pritet të investojë në pritoret e autobusëve

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se ka filluar procedurat e prokurimit për projektin e mobilierisë urbane.

Sipas një postimi në “Facebook”, përmes këtij projekti komuna që udhëhiqet nga Shpend Ahmeti synon që të investojë në pritoret e autobusëve.

“Projekti i reformimit të transportit publik në Kryeqytet, përfshin edhe investimet në infrastrukturën përcjellëse dhe informimin e saktë e në kohë të orarit  të qarkullimit të autobusëve urban”, thuhet në njoftimin e komunës.

“Kanë filluar procedurat e prokurimit për projektin e mobilerisë urbane përmes së cilës pritoret e autobusëve në Prishtinë do të marrin pamje të re”, thuhet në fund të njoftimit.

Projekti i reformimit të transportit publik ? në Kryeqytet, përfshin edhe investimet në infrastrukturën përcjellëse dhe…

Publiée par Komuna e Prishtinës sur Mardi 6 août 2019