Ilustrim

Komuna e Prishtinës planifikon shtrimin e 35 kilometra shtigje për çiklizëm

Kryetari i Komunës së Prishtnës Shpend Ahmeti kohët e fundit ka promovuar qarkullimin me biçikleta në Komunë, kjo edhe si një mënyrë për parandalimin e ndotjes së ambinetit dhe ngarkimit të rrugëve me makina.

Miranda Mullafazliu nga Zyra për komunikim në Komunën e Prishtinës tha se këto shtigje do zhvillohen në disa faza dhe gjitha këto do kenë gjatësi deri në 35 km.

Faza 1 do të përfshijë:

M9 Fushë Kosovë-Prishtinë me 3KM

-Bill Klinton(deri te kryqëzimi me Robert Doll) 830m

-Robert Doll 350m

-Ukshin Hoti 700m

-Luan Haradinaj 550m

-Migjeni 200m

-UCK 850m

-Agim Ramadani 1400m

-Ibrahim Lutfiu 400m

-Nazim Gafurri 1400m

Shpëtim Robaj 1500m

Faza e dytë e shtrimit të shtigjeve të çiklizmit përfshinë këto rrugë:

-Bulevardi Deshmorët e Kombit 900m

-Xhorxh Bush 450m

-Garibaldi 250m

-Fehmi Lladrovci 450m

-Xhevë Lladrovci 350m

-Afrim Zhitia

-Arbënor e Astrit Dehari 600m

-Rruga B ekzistuese 830+5700= 1400m

-Fadil Vata

-Rruga C Enver Maloku 1100m

-Dardani, rr. Ilaz Kodra duke u punuar 1600m.

Të dy këto faza arrijnë afërsisht 20km shtrim të shtigjeve.

Gjithashtu sipas Mullafazliut po tentohet të bëhen korsi edhe në rrugët Hyzri Talla, Haxhi Zeka, Bajram Kelmendi, hyrja nga Gjilani, Podujeva, Mitrovica dhe Lipjani.

Të gjitha këto mund të arrijnë deri në 35km shtigje të shtruara për çiklizëm.