Komuna e Prishtinës për të tretën herë teston qarkullimin në unazën qendrore të qytetit

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se për të tretën herë do të bëhet testimi njëkahor për automjete i unazës qendrore në kryeqytet.

Sipas njoftimit, testimi do të bëhet nga dita e premte më 28 tetor deri të dielën më 30 tetor.

“Qarkorja njëkahëshe gjatë këtyre ditëve do të jetë funksionale në drejtim të rrugëve:Rruga “Agim Ramadani”që nga semaforët pranë ish-menzës së Studentëve e deri te rreth-rrotullimi prapa ndërtesës së Komunës; Rruga “UÇK” nga Parlamenti e deri te ish-Kino Rinia; Rruga “Migjeni” deri te ndërtesa e ish-OSBE; Rruga “Luan Haradinaj” deri te semaforët pranë Bankës Qendrore;Rruga “Ukshin Hoti”; Rruga “Robert Dolli” – thuhet në njoftim.

Ndërsa, rrugët e poshtëcekura do të jenë të mbyllura për automjete, me përjashtim të transportit publik, i cili do të qarkullojë në këtë pjesë me shpejtësi minimale të lëvizjes: Rruga “George Bush” deri te semaforët pranë Katedrales,  rruga “Garibardi” deri te semaforët pranë rrugës ”Dritan Hoxha”.

Komuna u ka bërë thirrje qytetarëve të kryeqytetit që të kenë durim gjatë kësaj periudhe provuese të ndryshimit të qarkullimit me automjete.

Kjo është hera e tretë që Komuna e Prishtinës bën një testim të tillë, ndërsa ideja është krijuar prej që Përparim Rama është zgjedhur kryetar.

Në ora 17:00 përfundon testimi i unazës qendrore në kryeqytet