Komuna e Prishtinës nis shpërndarjen e testeve të shpejta për COVID-19 në institucionet arsimore

Komuna e Prishtinës ka filluar furnizimin e institucioneve arsimore me teste të shpejta antigjen për COVID-19.

Sipas njoftimit, testet do të shërbejnë gjatë gjithë periudhës së dytë dhe do të testohen vetëm nxënësit me simptoma.

Deri më tani Komuna ka shpërndarë teste në tetë institucione parashkollore, fillore dhe të mesme të larta.

“Shpërndarja e testeve ka filluar të bëhet nëpër institucione dhe gjatë pranimit të produktit ekipi i kontraktuar do tu japë informatat e hollësishme dhe do të ofrojë trajnim rreth përdorimit të testeve antigjen. Deri më tani testet antigjen janë shpërndarë nëpër tetë institucione parashkollore, shkolla fillore dhe të mesme të larta, kryesisht me numër të madh të nxënësve në zonat urbane. Në ditët në vijim mbetet të përfshihen edhe zonat periferike të kryeqytetit”, bënë të ditur Komuna e Prishtinës.

Ndarja e testeve është bërë në proporcion me numrin e nxënësve në institucione.