Foto: Komuna e Prishtinës

Komuna e Prishtinës nis rregullimin e infrastrukturës në rrugën “Ali Pashë Tepelena”

Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se ka filluar në rregullimin e infrastrukturës në rrugën “Ali Pashë Tepelena”.

“Në ndërkohë po vazhdojnë edhe punimet në rregullimin e infrastrukturës në rrugën “Ali Pashë Tepelena”, thuhet në komunikatën e komunës.

“Falemnderit ekipeve në terren për punën e palodhshme, përkundër situatës me COVID-19. Të tjerët mund të ndihmojmë duke reduktuar lëvizjet e panevojshme”, thuhet në njoftim në faqen zyrtare të Komunës së Prishtinës.