Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Komuna e Prishtinës nënshkruan marrëveshje me UNDP-në

Komuna e Prishtinës ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimin me UNDP-në, e cila ka për qëllim transformimin digjital për nivelin lokal.

Sipas njoftimit të Komunës, kjo marrëveshje synon “përmirësimin e efikasitetit dhe efektivitetit të shërbimeve të Komunës së Prishtinës që promovon transparencën në sektorin publik, ndjek progresin dhe kontribuon në rezultate më të shpejta, përmirësimin e infrastrukturës dhe krijimin e një masterplani për zhvillimin e zonave rurale, planifikimin dhe zhvillimin e lagjeve në përputhje me Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm (SDG) e fokusuar në agjendën e gjelbër për ofrimin e qasjes së barabartë dhe të qëndrueshme për të gjitha grupet sociale, duke gjeneruar ndërgjegjësim mjedisor dhe një ndikim pozitiv në cilësinë e jetës në Kryeqytet”.

Tutje, është bërë e ditur se  do të punohet në përmirësimin e ofrimit të shërbimeve me fokus në cilësinë e arsimit, sistemin e kujdesit shëndetësor parësor, shërbimet sociale dhe kushtet socio-ekonomike të grupeve të ndjeshme.