Komuna  e Prishtinës nënshkruan marrëveshje me OSBE-në për mbulimin e shpenzimeve të Strehimores Rajonale

Komuna e Prishtinës sot ka nënshkruar marrëveshje të mirëkuptimit me Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) për mbështetjen dhe mbulimin e shpenzimeve të Strehimores Rajonale të Prishtinës për tri vitet e ardhshme.

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se Komuna e Prishtinës është në proces të rindërtimit të objektit të strehimores.

Sipas tij, pas përfundimit të punimeve objekti do të ketë kushte dhe infrastrukturë me standarde që i përshtaten shërbimeve të ofruara për rastet më të rënda të dhunës në familje që kërkojnë strehim.

Banorët nga komuna e Prishtinës, Obiliqit, Podujevës, Lipjanit, Gllogocit e Fushë-Kosovës marrin shërbime nga kjo Qendër për Mbrojtjen e Grave dhe Fëmijëve.