Komuna e Prishtinës ndihmon 201 familje me dru për ngrohje

Komuna e Prishtinës ka vendosur që të ndihmojë familjet në asistencë sociale.

Drejtoria për Mirëqenie Sociale ka vendosur që 201 familje që janë në asistencë sociale t’i ndihmojë me subvencione për të blerë dru për ngrohje.

Këtë e ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti përmes një postimi në Facebook.

“Kjo nuk është shumë por zbut sado pak gjendjen në këta muaj dimri”, ka shkruar Ahmeti në postimin e tij,