Komuna e Prishtinës - Foto: Atdhe Mulla

Komuna e Prishtinës miraton buxhetin për vitin 2020

Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ishte sot prezent në mbledhjen e asamblesë komunale ku u miratua buxheti për vitin 2020.

Buxheti për vitin e ardhshëm për komunën e Prishtinës është 91 milionë euro.

Ahmeti bëri të ditur se me 35 vota për, një apstenim, dhe asnjë kundër kaloi buxheti.

“Falënderoj asamblistët për diskutime konstruktive. Prioritetet e buxhetit prej 91 milion eurosh do të shpalosen javëve në vijim”, thuhet në njoftimin e të parit të Prishtinës.

Ahmeti njëherësh është edhe kandidat për deputet nga koalicioni AAK-PSD. Ai u kritikua vazhdimisht nga asamblistët opozitar së po lë anash udhëheqjen e komunës.