Komuna e Prishtinës miraton 14 masa të Pakos Ekonomike Emergjente ndaj COVID-19

Kuvendi komunal i Prishtinës në një mbledhje të jashtëzakonshme të mbajtur sot, ka miratuar Pakon Ekonomike Emergjente që përmban gjithsej 14 masa gjatë kohës kur Kosova po përballet me pandeminë COVID-19.

Me anë të kësaj pakoje komuna e Prishtinës do t’i ndihmojë këto kategori:

  1. Shpërndarja e 5,000 pakove higjienike në vlerë prej 100 mijë eurove
  2. Shpërndarja e 5,000 pakove ushqimore në vlerë prej 200 mijë eurove
  3. Blerja e pajisjeve shëndetësore në vlerë prej 200 mijë eurove
  4. Dezinfektimi i objekteve dhe hapësirave të ndryshme në vlerë prej 200 mijë eurove
  5. Lirimi nga qiraja për bizneset me lokale që janë pronë e ndërmarrjeve publike komunale.
  6. Lirimi nga taksa e shfrytëzimit të hapësirave publike për një vit për të gjitha bizneset e gastronomisë
  7. Subvencionimi i pagave për muajin prill për NPL Stacioni i Autobusëve për shkak të ndërprerjes së funksionimit në vlerë prej 80 mijë eurove
  8. Subvencionimi i pagave të punëtorëve të çerdheve publike për muajin prill në vlerë prej 50 mijë eurove
  9. Lirimi nga pagesa për çerdhet publike për të gjithë prindërit
  10. Subvencioni i NPL Prishtina Parking që tashmë ka filluar së funksionuari në vlerë prej 50 mijë eurove
  11. Subvencionimi për sport për klubet në vështirësi për shkak të mosfunksionimit të garave në vlerë prej 100 mijë eurove
  12. Subvencionimi për kulturë për artistët të cilët nuk kanë të hyra për shkak të virusit në vlerë prej 100 mijë eurove
  13. Subvencionimi i ndërmarrjeve të prekura nga pandemia si: Hortikultura, Trafiku urban, Sport Marketingu dhe Pastrimi, deri në vlerë prej 250 mijë eurosh.
  14. Themelimi i programit të granteve për biznese, të vetpunësuarit dhe ndërmarrjet e vogla e të mesme.