Komuna e Prishtinës merr lejen për testet serologjike për COVID-19

Kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti ka njoftuar se kanë marrë lejen nga Ministria e Shëndetësisë për importimin e testeve serologjike.

Sipas Ahmetit këto teste nuk kanë qenë të lejuara që nga fillimi i pandemisë.

Gjithashtu Ahmeti ka shkruar se Ministria e Shëndetësisë tashmë ka nënshkruar udhëzimet administrative për standardet që ju lejojnë institucioneve private testet për COVID-19.

“Për korrektësi, ju informojmë se kemi marr lejen për importimin e testeve serologjike e të ndaluara që nga Marsi i këtij viti!  Po ashtu qenka nënshkruar nga Ministri Zemaj udhëzimi administrativ që përfshin standardet për teste edhe për laboratoret private”, ka shkruar Ahmeti.

Ahmeti: Testet serologjike janë bllokuar në terminal doganor