Komuna e Prishtinës largoi rrethojat, hyrja e Parkut të Qytetit mbushet me mbeturina - FOTO

Pak ditë pasi Komuna e Prishtinës ka bërë largimin e rrethojave të Parkut të Qytetit, zona përreth është mbushur mbeturina.

Në disa pamje të siguruara nga KALLXO.com shihet se mbeturina të shumta janë hedhur në pjesën ku ka qenë rrethoja.

Derisa, mungojnë edhe kontejnerët e përshtatshëm, pasi në këtë pjesë ka kontejnerë nëntokësorë të cilët nuk janë vënë në funksion tash e sa vite për shkak të mungesës së mjeteve për zbrazjen e tyre.

Komuna pasi largoi këtë rrethojë bëri të ditur se do ketë edhe pengesa për të parandaluar parkimin e makinave në pjesën për këmbësorë.

Hiqen rrethojat te Parku i Qytetit, paralajmërohen barriera për vetura