Komuna e Prishtinës lanson projektin “Green Queen”

Komuna e Prishtinës dhe studio “1010” kanë lansuar projektin “Green Queen” i cili parasheh mbështjelljen e oxhakut të Termokosit me një gjethe çeliku, duke e transformuar objektin industrial, shkruan kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti.

“Shumë shpejt do të fillojë edhe implementimi i projektit dhe njëkohësisht do të na vetdijësojë se sa e rëndësishme është që të investojmë dhe të kujdesemi për ambient të pastër e të shëndetshëm”, thuhet në njoftimin e Komunës së Prishtinës.

Me këtë projekt parashihet investimi dhe kujdesja për një ambient të pastër. Bimët të cilat do të e mbështjellin oxhakun do të shërbejnë si filtra për pastrim të ajrit.

Sipas Ahmetit oxhaku është trashëgimi kulturore industriale dhe se mbështjellja me gjelbërim është simbolikë e kalimit nga ndotja në gjelbërim.