Komuna e Prishtinës jep kontratë në vlerë 150 mijë euro për organizimin e festivalit "Sunny Hill"

Për organizimin e festivalit “Sunny Hill” që do të zgjas katër ditë, Komuna e Prishtinës ka nënshkruar kontratë në vlerë 150 mijë euro me kompaninë “The Sunny Hill” Sh.P.K.

Kontrata është lidhur përmes procedurës së negocuar, pa publikim të njoftimit për kontratë.

Sipas të dhënave, kohëzjgatja e kontratës do të jetë 12 muaj.

Nga të dhënat e regjistrimit të bizneseve në Kosovë, kompania “The Sunny Hill “ShPK është regjistruar në Kosovë me 26 prill 2018, ku pronar dhe përfaqësues i autorizuari i saj është Dukagjin Lipa, babai i këngëtares me famë botërore Dua Lipa.

Festivali “Sunny Hill” do të fillojë sot dhe do të zgjas deri më 7 gusht. Sot do të performojë Dua Lipa.

Çështja e festivalit “Sunny Hill”, zgjoi debat në opinion gjatë muajit qershor pas lajmit se është anuluar mbajtja e tij në Prishtinë për shkak se nuk i ishte dhënë toka në shfrytëzim. Më pas, u dha lajmi se festivali do të organizohet në parkun Gërmia.

Për më shumë artikuj lidhur me festivalin “Sunny Hill”, kliko këtu.