Ndërtimtari - Foto: KALLXO.com

Komuna e Prishtinës i vonon lejet ndërtimore deri në 16 muaj

Zyra Kombëtare e Auditimit ka gjetur se në Komunën e Prishtinës ka vonesa në lëshimin e lejeve të ndërtimit.

Në raportin e ZKA-së për punën e qeverisë komunale, raportohet se Komuna e Prishtinës neglizhon dhënien e lejeve për ndërtime.

ZKA ka deklaruar se ka testuar 15 leje të ndërtimit, ku në 10 raste ka pasur vonesa në lëshimin e lejeve brenda afatit ligjor.

Afati ligjor për dhënien e përgjigjes nga ana e Komunës është 30 ditë pas pranimit të kërkesës ose 45, varësisht për cilën kategori.

“Nga testimi 15 lejeve të ndërtimit, në 10 raste ka vonesa në lëshimin e lejeve brenda afatit ligjor, prej një muaj e deri me 16 muaj vonesa”, thuhet në mes tjerash në raportin e ZKA-së për Komunën e Prishtinës.

“Ndikimi Vonesat në lëshimin e lejeve të ndërtimit do të pamundësojnë mbledhjen me kohë (arkëtimin) e të hyrave nga lejet e ndërtimit”, thuhet tutje në raport.

Përveç pengesave të tjera, sipas auditorit këto ndikojnë edhe në vonesën e fillimit të punëve nga bizneset që operojnë në Prishtinë.

Këtu mund ta gjeni raportin e plotë.

 

Auditori konstaton se Prishtina çdo vit humb mbi 4 milionë euro nga mosmbledhja e qirasë

.