Komuna e Prishtinës i jep në shfrytëzim pronë Policisë

Komuna e Prishtinës ka nënshkruar kontratë me Policinë e Kosovës për dhënie në shfrytëzim të pronës së paluajtshme.

Kontrata është nënshkruar mes kryetarit Përparim Rama dhe drejtorit të përgjithshëm të Policisë, Samedin Mehmeti.

Kjo kontratë ka për qëllim shfrytëzimin e pronës komunale të kryeqytetit për nevojat e Policisë, respektivisht, për nevojat e stacionit policor “Veriu” në Prishtinë.

“Me anë të kësaj kontrate rregullohen të drejtat dhe detyrimet e palëve për marrjen dhe shfrytëzimin e pronës komunale të Kryeqytetit për nevojat e institucioneve qendrore, respektivisht dhënia e saj në shfrytëzim në afatin prej (3) viteve për Policinë e Kosovës për dislokimin e personelit nga objekti dhe pajisjet e Stacionit Policor “Veriu” në lagjen “Kodra e Trimave” në Prishtinë”, thuhet në njoftim.