Komuna e Prishtinës hap tender për ndërtimin e sheshit nga Hotel Grandi deri te Katedralja

Komuna e Prishtinës ka publikuar njoftimin për kontratë për ndërtimin e sheshit nga ‘Hotel Grand’ deri tek Katedralja ‘Nëna Terezë’.

Sipas njoftimit, tenderi është publikuar sot, me datë 10 prill.

Vlera e parashikuar e tenderit është 500 mijë euro, ndërsa po sipas këtij njoftimi sheshi do të quhet ‘George Bush’.

Ndërtimi i këtij sheshi, është pjesë e projektit për ndërtimin e parkingut nëntokësor tek Fakulteti Filologjik në Prishtinë. Ky parking pritet të ketë hapsirë për 700 makina.

Kontrata për këtë parking është nënshkruar, me 30 tetor të 2019-tës, në mes të komunës dhe konsorciumit italiano-kosovar  ‘Jaha & Pessina’. Kontrata është e natyrës së partneritetit publiko-privat. Afati i përfundimit të këtij projekti është 24 muaj, që nga data e nënshkrimit të kontratës.

KALLXO.com kishte shkruar në dhjetor të vitit të kaluar për këtë projekt.

Si do të duket parkingu nëntokësor në Prishtinë? – VIDEO