Foto: Komuna e Prishtinës

Komuna e Prishtinës gjobit shfrytëzuesit e shtëpizave në shesh

Drejtori i Inspeksionit, Adonis Tahiri, ka njoftuar se janë gjobitur shfrytëzuesit e shtëpizave në shesh në Prishtinë, pasi që kanë vendosur tavolina më shumë sesa u takon.

“Shfrytëzuesit e shtëpizave nëpër sheshe janë të obliguar ta zbatojnë marrëveshjen që e kanë nënshkruar me Komunën”, ka shkruar Tahiri në rrjetin social ‘Facebook’.

“Nuk mund të vendosin më shumë tavolina sesa ju takon, dhe duhet t’i mirëmbajnë ato!”, vijon njoftimi.

Shuma e gjobës është 200 euro.