Komuna e Prishtinës gjobit PDK-në me dy mijë euro

Partia Demokratike e Kosovës është gjobitur me dy mijë euro nga Komuna e Prishtinës.

Kështu ka bërë të ditur, Adonis Tahiri, drejtor i Inspekcionit në komunën e Prishtinës.

Ai ka thënë se arsyet për gjobën, janë shkelja e masave të qeverisë për mbrojtje kundër pandemisë COVID-19.

“Askush mbi ligjin! Grumbullim i më shumë personave sesa lejohet; Maska jo; Distancë jo; Gjobë po!,” ka shkruar Tahiri.

Komuna e Prishtinës ka dhënë gjoba të tilla edhe për partitë tjera të cilat organizuan tubime zgjedhore.