Komuna e Prishtinës gjobit disa kompani për hedhje të dheut

Drejtori i Inspekcionit në Komunën e Prishtinës, Adonis Tahiri ka bërë të ditur se janë gjobitur disa kompani për hedhje të dheut dhe që s’kanë kërkuar leje nga Komuna.

Tahiri përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se në kuadër të dënimit përfshihet gjoba dhe konfiskimi i targave.

“Hedhja e dheut pa leje paraprake, është e ndaluar! Gjobe dhe konfiskim i targave”, ka shkruar Tahiri.

Ai ka postuar edhe disa fotografi të gjobave.

www.kallxo.com