Komuna e Prishtinës fton qytetarët në diskutim publik

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se më 8 qershor, duke filluar nga ora 10:00, do të organizojë diskutim të përgjithshëm publik, në Sallën e Kuvendit Komunal, në ndërtesën e vjetër të Komunës së Prishtinës.

Të pranishëm në diskutim do të jenë kryetari, nënkryetarët dhe drejtorët e drejtorive.

“Në diskutim do të jenë të pranishëm: kryetari Përparim Rama, Fehmi Kupina, Alban Zogaj, Donjeta Sahatçiu, Arber Sadiku, Adelina Sahiti, Arta Balaj, Bersant Beka, Besiane Musmurati, Doruntina Maloku, Donat Lushaku, Donika Çeta, Florian Dushi, Granit Rugova, Ilirik Musliu, Izet Sadiku, Krenar Xhaferi, Mimoza Sylejmani, Plator Gerdovci, Valbona Makolli”, thuhet në njoftim.

Komuna u ka bërë thirrje qytetarëve të kryeqytetit, që të marrin pjesë në këtë diskutim, si mundësi e mirë për hapjen e temave të rëndësishme të interesit të përgjithshëm për transformimin e kryeqytetit.