Komuna e Prishtinës e gjobit dhe ia ndërpren punimet kompanisë ndërtimore për hedhje të mbeturinave

Komuna e Prishtinës ka gjobitur një kompani ndërtimore me dyshimin se kanë hedhur mbeturina inerte nga katet e sipërme të ndërtesës gjatë punimeve.

Kështu ka bërë të ditur drejtori i Inspeksionit në Komunën e Prishtinës , Adonis Tahiri.

Ai ka thënë se kjo shkakton ndotje dhe rrezik.

Gjoba e shqiptuar është me vlerë 500 euro e përveç kësaj, kompanisë i janë ndërprerë punimet ndërtimore derisa të ndërmerren masat adekuate për largimin e materialit inert.