Komuna e Prishtinës e dërgon LDK-në tek përmbaruesi për borxhin prej 10 mijë eurosh

Komuna e Prishtinës e ka dërguar te përmbaruesi Lidhjen Demokratike të Kosovës për borxhin në vlerë prej 10 mijë eurosh.

Kështu ka bëtë të ditur drejtori i Inspekcionit në komunë, Adonis Tahiri përmes një reagimi ndaj kryeministrit në detyrë Avdullah Hoti, i cili kishte bërë thirrje që të respektohen masat kufizuese.

Tahiri ishte shprehur se pikërisht për këtë janë dënuar si subjekt, si shkak i shkeljes së masave kufizuese.

“Mirë që na e kujtove: 10,000 euro borxh ia keni Komunës së Prishtinës partia juaj, për shkeljet në fjalë. Disa janë proceduar për përmbarim, tjera më mirë e më lirë paguani me kohë”, është shprehur Tahiri.

Komuna e Prishtinës është ndër të vetmet që ka shqiptuar gjoba ndaj subjekteve politike pa dallim gjatë kohës së fushatës ku u bënë shumë shkelje të masave kufizuese për mbrojtje ndaj COVID-19.