Komuna e Prishtinës do të ndihmojë me nga 80 euro këto kategori qytetarësh

Komuna e Prishtinës do të ndajë 80 euro subvencion për secilën familje me asistencë sociale dhe për personat me aftësi të veçanta.

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka njoftuar përmes Facebook-ut që pagesat do të bëhen në dhjetor.

“Kategoritë e radhës për ndihma: Me propozim të Drejtorisë së Mirëqenies Sociale dhe drejtorit Dren Kukaj, Komuna e Prishtinës do të ndajë nga një subvencion prej 80 Euro për secilen familje në asistencë sociale, në dy kategoritë e varfërisë si dhe subvencion prej 80 euro për secilin person me aftësi të kufizuar në komunën tonë. Pagesat do të bëhen në dhjetor!”, ka shkruar Ahmeti.

Sipas tij, ndihmesa për këto kategori është bërë me propozim të Drejtorisë së Mirëqenies Sociale dhe drejtorit Dren Kukaj.

Para disa ditësh, Ahmeti kishte njoftuar se vendimi për dhënie nga 50 euro si ndihmë për personat e prekur me COVID-19 do merret në javën e ardhshme.

Ahmeti kishte thënë se do bisedohet ende për kriteret, kurse për pensionistë do japin 100 euro ndihmë.