Komuna e Prishtinës dhe vullnetarët shpërndajnë pako higjienike për familjet në nevojë

Kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti ka njoftuar se gjatë ditës së sotme komuna bashkë më një grup vullnetarësh ka bërë shpërndarjen e 2,000 pakove higjienike për familjet në nevojë.

Komuna gjithashtu bënë thirrje që qytetarët të mbajnë distancë dhe të qëndrojnë në shtëpi pasi kjo Komunë është në mesin e më të prekurave me 15 raste të konfirmuara me coronavirus deri tani.

Kurse në gjithë vendin janë 94 raste në total duke përjashtuar edhe tre raste të Komunave veriore të cilët po kurohen në Serbi.