Komuna e Podujevës paguan 15 euro për një uniformë njëpërdorimëshe

Komuna e Podujevës me datë 13 mars 2020, ka nënshkruar një kontratë për ‘Furnizim emergjent me mjete dhe pajisje mbrojtëse për nevoja të shërbimit të Epidemiologjisë – QKMF Podujevë’.

Kontrata është në vlerë të përgjithshme prej 18 mijë euro dhe fitues i kësaj kontrate është grupi i operatorëve ekonomik ‘Neramed’ dhe ‘Genius Kosova’. Tenderimi është bërë me procedurë të negociuar pa publikim të njoftimit për kontratë.

Në këtë kontratë, janë 4 artikuj që do të furnizohet Komuna e Podujevës.

Një unifromë njëpërdorimshe Komunës së Podujevës i ka kushtuar 15 euro, ku ka porositur 300 të tilla në vlerë totale prej 4 mijë e 500 eurove. Në anën tjetër, Komunës së Deçanit një veshje një përdorimshe i ka kushtuar 4 euro.

Po ashtu, janë porositur 1 mijë maska kirugjike trepalëshe, ku një copë ka kushtuar 9 euro, ndërsa vlera totale e tyre është 9 mijë euro.

Gjithashtu janë porositur 300 copa syze mbrojtëse, ku një ka kushtuar 14 euro, kurse vlera totale e tyre është 4 mijë e 200 euro. Ndërsa po ashtu janë porositur edhe 5 mijë doreza josterile, ku një ka kushtuar 6 cent dhe vlera totale e tyre është 300 euro.

 

Komuna e Deçanit paguan 4 euro dezinfektuesin 50ml dhe 8 euro maskën me filtër