
Komuna e Podujevës padit Ministrinë e Mjedisit për planin e ndërtimit të hidrocentralit në fshatin Popovë
03.3.2021 - 10:03
Komuna e Podujevës ka dorëzuar padi për Ministrinë e Ambientit në lidhje me hidrocentralin që po planifikohet të ndërtohet në fshatin Popovë të Podujevës.
Këtë e ka bërë të ditur kryetari i komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, në debatin publik që është duke u mbajtur sot.
Në fshatin Popovë të Podujevës është duke u planifikuar të ndërtohet një hidrocentral nga kompania Hidrocom në lumin Kaçandoll.
Debatin lidhur me këtë hidrocentral mund ta ndiqni më poshtë: