Komuna e Podujevës konteston rezultatet e IKShPK-së

Komuna e Podujevës përmes një reagimi i ka kontestuar rezultatet e publikuara sot nga ana e Institutit Kombëtar të Shëndetësië Publike (IKShPK).

Sipas këtij reagimi, në komunën e Podujevës gjaë 24 orëve të fundit janë vetëm dy raste pozitive, e jo gjashtë siç janë paraqitur në njoftimin e IKShPK-së.

“Katër personat tjerë nuk janë nga komuna e Podujevë, por punojnë në Podujevë, përkatësisht në burgun e sigurisë së lartë në Gerdoc”, thuhet në reagimin e komunës së Podujevës.

Ndërsa sot janë konfrimuar edhe 99 raste të reja me COVID-19 në Kosovë, duke e rritur në total numrin e të infektuarve deri më tani në 12,547 dhe 480 vdekje.

Publikohen rezultatet për 406 testime për COVID-19