
Ilustrim - Foto: Denis Sllovinja
Komuna e Pejës ndan buxhet për ndërtimin e shtatores së ish-presidentit Ibrahim Rugova
Shtatorja e ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova, pritet të ndërtohet në Komunën e Pejës. Në dreft-buxhetin e vitit 2023, Komuna e Pejës ka ndarë 100 mijë euro për këtë projekt.
Ky projekt pritet të fillojë në muajin shkurt dhe të përfundojë në korrik të vitit 2023.
Sipas këtij projekt-buxheti, vlera e investimeve kapitale në Komunën e Pejës për vitin e ardhshëm do të jetë 12,157,418 euro.
Pjesa më e madhe investimeve kapitale janë projekte të reja kapitale, rrjedhimisht në vlerë 10,187,418 euro ndërsa 1,970,000 janë vazhdim nga viti 2022.
Buxheti i Kosovës i miratuar nga Qeveria ka vlerën 3 miliardë e 212 milionë euro. Tashmë ky projekt-buxhet është duke u shqyrtuar në Komisionin për buxhet dhe më pas do të dërgohet në seancë të Kuvendit të Kosovës.