ILUSTRIM- Xhami në Prishtinë. Foto: Denis Sllovinja/Kallxo.com

Komuna e Obiliqit ka blerë amplifikator në vlerë 976 euro për zërim të xhamisë

Komuna e Obiliqit ka nënshkruar kontratë në vlerë 976 euro për blerjen e amplifikatorit për zërimin e xhamisë së Obiliqit.

Kompania fituese “Cimi @ ELECTRONIC SH.P.K.” nga Skenderaj ka dalë fituese përballë kompanisë tjetër  “IMPACT SH.P.K.” nga Fushë Kosova, e cila kishte dorëzuar ofertën 4 euro më të shtrenjtë se kompania fituese apo 980 euro.

Oferta e kompanisë fituese nga Skenderaj është vetëm 3.40 euro më e lirë se vlera që e kishte parashikuar Komuna e Obiliqit për këtë tender.

Kontrata është nënshkruar më 24 mars, apo 6 ditë pasi ajo është iniciuar nga Komuna e Obiliqit.

Për këtë aktivitet të prokurimit është përdorur vlera minimale si procedurë ndërsa kriter për dhënie të kontratës ishte çmimi më i ulët.

Pagesa sipas njoftimit për nënshkrimin e kontratës do të bëhet nga buxheti i konsoliduar i Kosovës.